‘Fluturojnë’ Besa e Istogu, tabela ndryshon kështu

Gjashtë ndeshjet e xhiros së 30-të kanë shkaktuar një ‘tërmet’ në tabelë, pasi që ndryshimet në krye dhe në fund të saj, janë evidente.

Pas shumë xhirosh, Besa është rikthyer përsëri në vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë më pak se Feronikeli, por me dy më tepër se Prishtina që ‘rrëshqitja’ në Kizhnicë i kushton me daljen nga lufta për titullin kampion.

Tri pikët në Mitrovicë e kanë ngritur Istogun në pozitën e shtatë, një më lart se Drenica që mbetet e teta. Vëllaznimi e Drita i ndajnë vendet 9 dhe 10, që sigurojnë nga një biletë barazhi.

cats