Florim Zuka: Jemi në bisedime me katër futbollistë, Gjilani kërkon titullin dhe Kupën!

Njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka, së bashku me “bardhekuqët” e Gjilanit në këtë kampionat të Superligës së Kosovës në futboll, ishin bukuria e futbollit të Kosovës duke dhuruar spektakël në stadiumet e Kosovës.

Ashtu siç kishte paralajmëruar para dy vitesh se SC Gjilani do të jetë fuqi e futbollit në futbollin e Kosovës e më gjerë, këtë edhe e ka realizuar presidenti Zuka duke e bërë një skuadër shumë të fuqishme.

Skuadra e SC Gjilanit, njeherit është edhe shembull në futbollin e Kosovës sa i përket kontratave me futbollist të cilat i zbaton në mënyrë profesionale.

SC Gjilani nga 17 javët e zhvilluara në Ipko Superligën e Kosovës, ka realizuar 10 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, duke u plasuar në pozitën e 2-të me 32 pikë të tubuara dy më pak së kampioni vjeshtor Ballkani i Suharekës.

“Bardhekuqët” njëherit janë edhe qerekfinalist të DigitAlb Kupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Drenicën me 8 shkurt si mysafirë.

Sa i përket stinorit vjeshtor, Florim Zuka është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

“Tani ka përfunduar stinori vjeshtor dhe për pak ditë jemi në pushim së bashku, në përgjithësi jam i kënaqur me atë çka kemi arritur në këto 17 javë kemi mundur edhe më mirë por ky është futbolli dhe çdo gjë duhet pranuar me sportivitet, me paraqitjen e futbollistëve jam i kënaqur poashtu edhe me punën e trajnerit Gentjan Mezanit, disa futbollist kanë mundur të japin më tepër në fushë pasiqë kanë potencial të madh por uroj që në pranverë të tregojnë më të mirën e tyre”, ka bërë të ditur për “Rajoni Press”, Florim Zuka.

Presidenti Zuka, i cili menaxhon biznesin e tij personal dhe SC Gjilanin në mënyrë profesionale, ka bërë të ditur se pranvera do të jetë mjaft e nxehtë si për titull gjithashtu edhe për Kupën e Kosovës.

“Ne në dy garat do të luftojmë gjerë në momentet e fundit, do të japim më të mirën tonë si për titull njashtu edhe për Kupë, në këtë miniafat kalimtarë jemi në kontakt me 4 futbollist cilësorë ku mendojmë se pak kemi qaluar në ato pozita, dhe do të arrijmë marrëveshje me këta futbollist për të dëshmuar se SC Gjilani është një klub i madh si me futbollist njashtu edhe me stafin e saj dhe me armatën e tifozerisë “Skifterat”, të cilët janë futbollisti ynë i 12-të”.

Skuadra e Gjilanit njihet si skuadra e cila në radhët e saja ka më shumti futbollist nga Shqipëria, dhe kjo ka bërë që shumë tifoz nga Shqipëria tani janë të lidhur me sukseset e SC Gjilanit.