Florian Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica, jep detaje për kontratën e re

Florian Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica, jep detaje për kontratën e re

Florian Smakiqi është portieri i ri i skuadrës së Drenicës.

Portieri i mirënjohur i futbollit kosovar i ndau rrugët me skuadrën e Feronikelit, pas një kohe të gjatë me shumë suksese tek ‘Industrialistët’.

Smakiqi për ‘GazetaBlic Sport’ ka konfirmuar se tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Skenderaj.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Jam i lumtur të konfirmojë se tashmë jam portier i skuadrës së Drenicës. Kemi arritur marrëveshje gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Do të jap maksimumin tek skuadra e re ashtu siç kam bërë në çdo vend ku kam luajtur“, tha Smakiqi për GazetaBlic Sport.

Tmusiq, MVP i xhiros 15-të në Superligë

Alphonso Davies ka ndaluar përkohësisht stërvitjet me Bayern Munich