Florian Marku: Nesër vjen titulli i parë për mua, kam ëndërruar shumë për këtë moment

Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë se mezi pret të boksojë nesër, ku do të kërkojë titullin e parë.

Boksieri shqiptar do të përballet me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtar në peshat e mesme.

Ky meç është caktuar për t’u zhvilluar nesër (e shtunë) në “Tottenham Hostpur Stadium”.

Florian Marku para pak çastesh përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka bërë të ditur se ky meç do të zhvillohet.

28-vjeçari tha se ka ëndërruar gjithmonë për ndeshje dhe stadiume të tilla, duke paralajmëruar se nesër është vetëm fillimi për të.

“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di Sa kam punuar për këto dit. Nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua në Box”, ka shkruar Marku.

Ulpiana falënderon përzemërsisht Denis Halitin: Nuk po të themi lamtumirë, vetëm mirupafshim

Ylli i Chelseas humb sfidën ndaj Man Cityt