Florentina Kallaba ndan drejtësinë në fazën finale të Euro 2022 në futsall, presidenti Ademi ka dy fjalë për të

Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, gjyqtarja Florentina Kallaba po gjykon në fazën finale të Euro 2022 në futsall.

Numri një i FFK-së, Agim Ademi e ka përgëzuar atë për performancën në ndeshjen Portugalia – Hungaria, duke thënë se prezantimi i FFK-së në këso evenimente po e bën krenar.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.

E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.

Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.

Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekip tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK

/Gazeta Olle/ 

Gol me 13 pasime dhe tetë futbollistë të përfshirë, FC Drita U17 prodhon aksion që rrallë shihet në futbollin vendor (VIDEO)

Zyrtare: Vushtrria prezanton transferimin e ri, nënshkruan me mesfushorin