Gol me 13 pasime dhe tetë futbollistë të përfshirë, FC Drita U17 prodhon aksion që rrallë shihet në futbollin vendor (VIDEO)

Akademia e FC Dritës nga dita në ditë po zhvillohet duke arritur suksese të njëpasnjëshme. 

Një arritje e madhe e grupmoshave U17 u shënua ditë më parë, ku pas gjashtë vitesh arritën të rikthehen në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Talentët e rinj të skuadrës gjilanase dhuruan spektakël përgjatë ‘Play-Off’-it nacional, ku në çerefinale shënuan fitore 7-0 ndaj Podujevës.

Pikërisht në këtë ndeshje u shënua një gol model, që rrallë shihet edhe te seniorët, ku u përfshinë tetë futbollistë dhe gjithsej 13 pasime nga vija e mbrojtjes e deri te realizimi i golit.

 

Meritë të madhe për suksesin e këtij ekipi padyshim se ka trajneri gjilanas, Ardian Latifi.

Ish-futbollisti që bëri karrierë pikërisht te Drita, ka arritur që të instalojë një mentalitet fitues te kjo skuadër dhe që në sezonin e tij të parë si trajner te U17, arriti që t’i rikthente në elitë.

Kujtojmë se sukses gjatë edicioneve të fundit akadamia e Dritës ka pasur në të gjitha grupmoshat. /Gazeta Olle/

FC Drita U17

 

Kosova renditet e 11-ta për numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Florentina Kallaba ndan drejtësinë në fazën finale të Euro 2022 në futsall, presidenti Ademi ka dy fjalë për të