Florent Muslija realizon tjetër gol të bukur

Florent Muslija ka vazhduar me formë fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderborn.

Mesfushori kosovar e ka nisur si gjithmonë titullar duelin me skuadrën e tij që po luan në udhëtim te Hertha Berlin.

Muslija u gjend bukur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi golin e vetëm deri tani për Paderborn.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i gjashtë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe një asistim.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 80-të, Paderborn po pëson 3-1 në kryeqytet nga Hertha Berlin.

https://twitter.com/FootballKosovo/status/1718240689924788299

Mbyllet pjesa e parë në sfidën Fushë Kosova – Malisheva

Pa fitues në Lipjan, Fushë Kosova dhe Malisheva ndajnë pikët