Florent Muslija realizon gol, ia dedikon atë presidentit Ademi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Bundesliga 2. Ai shënoi supergol në fitoren e skuadrës së tij, Paderborn kundër Sandhausenit, me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së 33-të.

Muslija realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 27-të dhe atë me gjuajtje nga distanca.

Për Florentin ky ishte goli i shtatë në këtë edicion.

Ai këtë gol dhe fanellën e ndeshjes së sotme ia dedikoi presidentit të FFK-së, Agim Ademi, ku pas ndeshjes qëndroi në shoqëri të përfaqësuesit të FFK-së, Fekmi Kongjeli, ish-futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë e menaxherit të njohur Fatmir Vata dhe drejtorit të akademisë së furbollit të Hannover 96 dhe Vfl Bochum, Jürgen Holletzek.

Këto janë çmimet stratosferike të biletave të fluturimeve nga Roma për të shikuar finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë

Prishtina nuk licencohet për garat evropiane, thonë se FFK nuk ia shtyu afatin për t’i plotësuar kërkesat e futbollistëve