Florent Muslija martohet me modelen gjermane

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija i ka dhënë fund beqarisë.

Lidhjes disa vjeçare me modelen gjermane Sojka, Muslija e ka kurorëzuar dje me martesë.

Muslija e ka konfirmuar vetë këtë lajm përmes rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar disa fotografi me bashkëshorten e tij të re.

Në bazë të fotografive, Muslija shihet se do të bëhet baba së shpejti.

Ndryshe, reprezentuesi i Kosovës aktivizohet te Hannoveri në Bundesliga 2.