Florent Hoti bën debutimin me Dundee United, tani pret ftesë nga Shqipëria ose Kosova

Mesfushori shqiptar, Florent Hoti, ka debutuar në Premierligën Skoceze me klubin e tij Dundee në ndeshjen ndaj Hamilton.

Ai luajti 20 minuta në këtë takim, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e medieve të këtij vendi.

Hoti ka pasaportë angleze, ndërsa ka thënë se mund të luajë edhe për Shqipërinë ose Kosovën, pasi të dyja janë vendi i tij.

Ai ka lindur në Mançester nga prindër shqiptarë, njëri nga Kosova, tjetri nga Shqipëria, që ia dhënë Hotit dy mundësi të mira.

 

Shqipëria është e para që ka bërë lëvizjen e saj, duke e thirrur në skuadrën e tyre U 21 për një kamp stërvitor. Hoti nuk ishte në gjendje të bënte udhëtimin për shkak të kufizimeve të Coronavirusit.

“Cilado qoftë rruga më e mirë për mua, unë do ta ndjek. Unë dua të luaj në një nivel sa më të lartë të jetë e mundur, në maja  të futbollit. Unë dua të luaj në ligat më të mira, duke luajtur për një ekip A të Shqipërisë ose Kosovës, aty ku dua të jem.”

“Prindërit e mi më bëjnë të mundur të luajë për të dy ekipet. Kosova fitoi pavarësinë në 2008, kështu që unë mund të luaj për të dyja”.

“Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës janë të njëjtë, me të njëjtën kulturë dhe gjuhë. Janë shtete të ndryshme, por jemi të njëjtë. Është pak e vështirë për t’u kuptuar kjo situatë pasi edhe bashkëlojtarët nuk e kuptojnë mirë. Kur e postoj një fotografi në ‘Instagram’ duke i përkrahur të dy ekipet, më thonë të zgjedh njërin. Por, të dyja janë shtetet e mia”, ka thënë Hoti. /Gazeta Olle/