Florent Hasani publikon fotografi nga martesa e tij

Ditë më parë, Florent Hasani e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Djellza Feratin.

24-vjeçari i lindur në Vushtrri është martuar me partneren e tij, e cila është po nga i njëjti qytet.

Për fotosesionin e çiftit është kujdesur fotografi i mirënjohur, Norik Uka dhe disa imazhe nga martesa e tyre janë shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Hasani, i cili rrjedh nga ekipi i të rinjve të Vushtrrisë, aktualisht është pjesë e klubit izraelit, Hapoel Kfar Saba.

Njëherësh, nga viti 2019, anësori i djathtë është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku ka luajtur edhe për grupmoshat U-21.