Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka zyrtarizuar të ardhmen e tij duke u shprehur se do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm.
I ftuar në TMË Radio, De Biasit iu bënë disa pyetje për pikëpamjen e tij mbi Serinë A këtë sezon dhe për problematikat që disa ekipe po hasin.
Gjithashtu, në fund të emisionit, ish-trajneri i kombëtares tonë u pyet
Pyetja ishte: “Ku do të jetë e ardhmja juaj?” dhe përgjigja nga italiani ishte e shpejtë: “Në Baku, me sa di unë. Tani vërtet mendoj se mund ta tregojmë”, tha De Biasi duke bërë të qartë se do të vazhdojë në drejtimin e përfaqësueses së Azerbajxhanit për një tjetër edicion.
De Biasi nga shumë njohës konsiderohej edhe si drejtues i denjë për Kosovën, që është në kërkim të trajnerit.