Flick: Nuk është faji im për eliminimin

Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve, teksa këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi “panzerat”, dukeua prerë rrugëtimin në Katar 2022.

Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët dhe shmangu komentet mbi një dorëheqje të mundshme.

“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq. Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë. Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, tha Flick.

Mësohen edhe dy çifte në 1/8 e finales në Kupën e Botës

Luis Enrique flet pas humbjes nga Japonia