Në duelin e Grupit B, Fushë Kosova ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Fushë Kosovës, Zylkifli Obertinca, i cili tha se në pjesën e dytë u rrezikuan pasi që skuadra u tërheqë.
“Patëm përball vetes një ekip mjaft të mirë dhe të organizuar me një trajner shumë ambicioz, mirëpo ne në pjesën e parë insistuam më tepër që të vijmë te goli, dhe kësisoj përmes penalltisë realizuam. Pjesa e dytë nuk shkoi ashtu siç duhet, vet rezultati i detyroi lojtarët me u tërheqë, kjo paraqiti një rrezik, por ne arritëm ta ruajmë rezultatin”, tha Obertinca për ‘Art Sport.
Tashmë “Pampurat” kanë shënuar dy fitore në tri xhirot e para, duke grumbulluar gjashtë pikë.
Në anën tjetër, “Ujqit” ende nuk e kanë shijuar fitoren, duke mbetur në pozitën e fundit me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve.
/Gazeta Olle/