Më shumë se një dekad iu desht skuadres së Ulpianes që të rikthehet në elitën e futbollit kosovar, e tani do të luajë ndaj kampionit të Superkupës së Kosovës.
“Është fillimi i kampionatit dhe si çdo start edhe Ulpiana do të garojë barabartë përballë çdo kundërshtari. Përgatitjet kanë qenë të ekuilibruara gjatë pre- sezonit”– tha trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova në një prononcim për Insportin.
“Llapi është një ekip i kompletuar dhe ka bërë mirë sezonin e kaluar, duke ngritur dy trofe, shpresojmë që Ulpianës t’i buzëqeshi një rezultat pozitiv, por këtë pjesë është për t’u parë në fushën e lojës”, përfundoi Tetova.
Ndryshe, Ulpiana prezentoi trajnerin e ri në korrik të këtij viti.
38-vjeçari nga Durrësi, së fundmi ishte ndihmës-trajner te Tirana, kurse pozitën e njëjtë e ka ushtruar edhe te Kukësi e Skënderbeu.