Flet Sabatini, lojtarët…

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini e pranon se ai mund të ketë gabuar për vendimet e fundit sa u përket transfereve, ndërsa kërkon më shumë nga lojtarët.

Kreu i transferimive te Roma dha një intervistë për ‘Radion Roma’ ku tha se është ndarë i zhgënyer më barazimin 1:1 kundër Feyenoordit në Europa League.

“Gjetja e shkaqeve reale është shumë e vështirë. Mënyra se si lojtarët shikojnë njëri-tjetrin nuk ka ndryshuar”, tha fillimisht Sabatini.

“Ne ende kemi trajneri e njëjt që nga viti i kaluar dhe ne do ta gjejmë përsëri rrugën për fitore edhe pse unë e pranoj se disa nga zgjedhjet e mia mund të ketë qenë të kontestueshme”.

“Ekipit i nevojitej një goditje fituese. Unë zgjodha Victor Ibarbon e Cagliarit  dhe Seydou Doumbia e CSKA Moskës, që të janë dy shumë të forte, por mund të kemë qrnë i gabuar në lidhje me kohën dhe metodën, për një sërë arsyesh”.

“Ibarbo u shëruar nga një lëndim. Doumbia u kthye nga një pushim i gjatë. Në qoftë se unë do të fokusohesha më shumë nga afër, tani ne do të flisnim për një ekip tjetër”.

“Dje Doumbia do të kishte shënuar dy gola, në qoftë se ai do të kishte qenë i njëjti lojtar që ishte para 40 ditëve më pare”.

“Sa për Miralem Pjanic, dje ai nuk ishte vendimtar, por ne te ai mbështetemi shumë dhe ai mund të zgjidh problemet tona”, pohoi Sabatini i cili kërkonë më shumë nga lojtarët.