Flet për herë të parë viktima e tifozëve racist të Chelseat

Emri i tij është Souleymane dhe ka 33-vjet. Të martën përjetoi poshtërimin më të madh në jetë, ku tifozët racist të Chelseat nuk e lanë të futet në metro, vetëm se është me ngjyrë.

Në një prononcim për BBC, Souleymane ka deklaruar që është ndjerë u turpëruar, derisa i ka kërkuar klubit të Chelseat që ta thërrasë avokatin e tij.

“E ndjeva një dhimbje thellë në zemrën time, ishte një moment që nuk e prisja kurrë. Jemi në vitin 2015 në një vend të civilizuar si Franca, ku nuk priten gjëra të tilla. Për mua kjo ishte një poshtërim. Unë u poshtërova në vendin tim, para familjes sime, para nënës dhe babait tim”, ka thënë Souleymane, transmeton Gazetaolle.com.

“Ata kënduan për Chelsean dhe jo për Parisin. Pra janë tifozë të Chelseat dhe kjo është përgjegjësi e këtij klubi. Chelsea duhet ta thërrasë avokatin tim, një gjë të cilën ende nuk e kanë bërë”, ka shtuar ai.

Ky gjest i tifozëve të Chelseat është dënuar edhe nga vetë klubi anglez.