Flet për herë të parë nipi i Adem Jasharit i cili u ftua nga Përfaqësuesja e Kosovës U17

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U17, Arsim Abazi, gjatë ditës së mërkurë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17.

‘Dardanët’ e rijnë do të nisën drejtë Sofjes me 12 prill, kurse do të luajnë ndaj bullgarëve dy takime kontrolluese me 14 dhe 16 prill.

Trajneri, Arsim Abazi, në këtë grumbullim ka ftuar kryesisht lojtarë që luajnë në vendin tonë, derisa nuk e ka harruar as nipin e Adem Jasharit, Igball Jasharin.

Pas marrjes së ftesës nga Kosova, Jashari, në një prononcim për Gazetën “inFokus” ka thënë se gjithmonë është kënaqësi e veçantë të përfaqësosh vendin tendë.

“Unë kam luajtur edhe për kombëtaren e Kosovës U15, në vitin e kaluar kam qenë edhe për U17. Gjithmonë është kënaqësi e veçantë të përfaqësosh vendin tënd në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Igball Jashari.

Jashari aktualisht është pjesë e shkollës së futbollit ‘Kurda’, kurse me parë ka shfaqur talentin e tij edhe për kombëtaren e Kosovës U15