Flet për Gazeta Olle mesfushori Arbër Hoxha: Ndjenjë që nuk përshkruhet, nuk e kam pritur ftesën

Bernard Challandes ka publikuar lisën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e 12 janarit ndaj Suedisë.

Në këtë grumbullim janë ftuar shumë futbollistë të rinj të cilët më parë nuk kanë pasur mundësi të ftohen, shkruan Gazeta Olle.

Në listën e Challandes gjendet edhe treshja e njohur e Ballkanit, Topalli, Baftiu dhe Hoxha.

Ky i fundit ka thënë në një prononcim për gazetën se ftesa e marr e gëzon mjaft shumë.

“Kjo është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruash, shpresojmë që ta jap më të mirën, kuptohet nëse më epet mundësia të luajë.

Të them të drejtën, nuk e kam pritur ftesën tani edhe pse jam në një moment të mirë në aspektin individual, por edhe me skuadrën time.

Gjithsesi, dua të falënderoj slektorin për besimin dhe mundësin e dhënë të përfaqësoj vendin tim”, tha Arbër Hoxha.

Kjo është lista e plotë e të ftuarve nga Challandesi për miqësoren me Suedinë./Gazeta Olle