Flet Ministri: Serie A rrezikon të mbyllet që tani

Ministri i sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora ka deklaruar se në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje për protokollin e sigurisë atëherë do të merret vendim që ky sezon të mbyllet që tani.

Protokolli i sugjeruar nga Federata italiane ishte që lojtarët të stërviteshin të izoluar, ti bëhen rregullisht analizat për COVID-19 dhe të ketë një personel të reduktuar nëpër stadiume.

Mirëpo këto masa të sugjeruar nga federata janë të pamjaftueshme për komitetin shkencor të qeverisë italiane.

Në anën tjetër 18 nga 20 skuadrat e Serie A janë shprehur pro për të rifilluar ndeshjet e mbetura të Serie A.