Flet Barzagli pas rikthimit

Andrea Barzagli thotë se është ndjerë shumë mirë pas rikthimit të tij në një ndeshje për 90 minuta.

Mbrojtësi nuk kishte luajtur fare që nga Kupa e Botës në Brazil për shkak të një sërë problemesh, në thembër, por u tregua ai i vjetri kundër Palermos.

“Ishte e vështirë për të shpenzuar aq shumë kohë jashtë fushava, por unë jam i kënaqur me rezultatin dhe performancën time”, ka thënë Barzagli për ‘Sky Sport Italia’.

“Unë ndjeva ndjesi të mira. Pesë minutat kundër Sassuolo kanë qenë një përvojë shumë emocionale, ndërsa sot kam filluar ndeshjen nga fillimi dhe të gjithë më ndihmuan që të jem I sigurt.  Përveç kësaj, me Leo Bonucci dhe Giorgio Chiellini në mbrojtjen me tre, ne i dimë lëvizjet nga zemra”.

Kur u pyetën nëse ai do të ishte i gatshëm për të filluar ndeshjen kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Barzagli iu shmang pyetjes.

“Unë kam qenë jashtë për tetë ose nëntë muaj, kjo është një kohë e gjatë, kështu që do ta shohim se di do të ndjehemi në ditët e ardhshme. Unë nuk do ta mundojë vetën dhe jam duke u përpjekur për të marrë përsëri formën time dhe të jenë në dispozicion të skuadrës”.