Flet ai që e eliminoi Prishtinën (FOTO + VIDEO)

Mërgim Boshnjaku një djalosh i ri i rritur në shkollën e fubollit të Flamurtarit, në fillim të këtij kampionati kishte vendosur që t’i bashkohet Llapit për ta ndihmuar këtë të fundit të futet në Superligë.

Boshnjaku këmbëshpejtë shënoi golin e fitores (2:1) në ndeshjen më interesante të rrethit të dytë të Digitalb Kupës, Llapi – Prishtina.  Ai thotë se kjo ndeshje është dashur të shtyhet pasi do të ishte më e bukur. “Pikë së pari nuk e di pse nuk ka pranuar federata që kjo ndeshje të shtyhet edhe për një javë, për të pritur që fusha të rregullohet pak dhe për të mos ia humbur vlerën këtij derbi që u zhvillua pas rreth 10 vjeteve”, tha fillimisht Boshnjaku për ‘Gazetël Olle’.

Sa i përket ndeshjes ai thotë se Llapi e fitoj më meritë. “Ndeshjen e fituam me meritë pasi kemi pasur shumë raste për gol dhe më shumë dëshirë për fitore”.

Boshnjaku që ka shënuar disa gola për Llapin për ta ndihmuar që të dimëroj në krye të Ligës së Parë, thotë se ky gol do ta ndihmojë të fitoj edhe më shumë vetbesim. “Sa i përket golit të fitores është shumë mirë për mua sepse është në fillim të sezonës dytë dhe po ndihem në formën më të mirë të mundshme”.

Ai thotë se Llapi mund të triumfojë në të dy garat ku merr pjesë, sin ë Ligën e Parë për tu kthyer në Superligë, si në Digital Kupë, ku tani e kanë eliminuar edhe kundështarin më të fortë në këtë garë. “Në fund me renëdesi për mua është që të fitoj Llapi dhe të realizohen qëllimet që i ka klubi. Po besoj sepse kena kualitet dhe përgaditje të mjaftueshme kondicionale për të ‘luftuar’ në të dy frontet”, përfundoi talenti prishtinas.

Momenti i golit në foto nga Mërgim Muçolli

boshnjaku 1

 

boshnjaku 2

 

bosjnkaku 3

 

Goli video