Flasin yjet e U-21, Valmir Sulejmani e Almir Ajzeraj

Kosova do të kërkojë fitore në përballje me Norvegjinë U-21.

Valmir Sulejmani që ka ardhur nga Kosova A, për ta ndihmuar Kosovën U-21 ka vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarët.

“Jam pritur shumë mirë nga grupi i lojtarëve dhe gjatë këtyre katër ditëve jam adaptuar mirë. Normal dëshira ime do të ishte të luaja në Kombëtaren A, por kryesorja është të luaj dhe ta jap kontributin tim për Kosovën”.

“Sigurisht se këtu e kam mundësinë për ta treguar vetën dhe më pas të ngjitem një shkallë më lartë, atje ku të gjithë futbollistët kanë dëshirë të jenë. Me këtë grup të futbollistëve besoj se do të arrijmë të fitojmë në Norvegji”, ka thënë Sulejmani.

Valmir Sylejmani

Edhe talenti i madh që luan për Flamurtarin, Almir Ajzeraj, është i kënaqur me cilësit e skuadrës.

“Mendoj se për ndeshjen me Norvegjinë jemi shumë më të përgatitur se sa kundër Irlandës, pasi kemi pasur kohë më të madhe në dispozicion për t’u komponuar si ekip”.

“Gjatë këtyre katër ditëve kemi punuar me intensitet të madh dhe po shihet që kemi ekip cilësor. Tash na mbetet që në Norvegji t’i tregojmë vlerat tona dhe të befasojmë me lojë të mirë, por edhe me rezultat”, ka thënë Alzeraj.

ajzeraj 12