Flasin nga spitali, tregojnë për gjendjen shëndetësore të Agim Ademit

Kryetari i FFK-së është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi u intervistua dje, e në ndërkohë iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua në spital.

Pas trajtimit në Emergjencë, Ademi u dërgua në klinikën e Kirurgjisë Torakale, atje ku vazhdon qëndrimin e tij.

‘GazetaBlic’ ka kontaktuar drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili dha informacionet e fundit në lidhje me gjendjen e tij.

Kolgeci tha se gjendja e tij është stabile, por që ai nuk do të lëshohet edhe sonte, në pritje të konsultës me një urolog dhe gjithashtu të disa analizave të tjera të kërkuara nga doktori që e pranoi atë tek Klinika Torakale.

Gjendja e tij është stbaile, ka konfuzion torakal të anës së majtë. Ademi është në trajtim e sipër edhe nga urologu, ne jemi në pritje të rezultateve që i ka i kërkuar doktori që e ka bërë pranimin e tij këtu. Ai do të qëndrojë edhe sonte këtu, kurse nesër do të mbetet të shihet. Por, sigurisht se nuk do të qëndrojë gjatë”, tha Kolgeci për ‘GazetaBlic’.

Kujtojmë se kreu i shtëpisë së futbollit kosovar dyshohet për veprat“Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

Ofendoi gjyqtarin, FFK me dorë të hekurt ndaj Armend Dallkut

Kosova prezanton fanellat e reja