Flasin Duraku dhe Shotani

Fahredin Duraku ëhstë ndarë I kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, duke e ditur se Kosova e Vushtrrisë do të vinte në Mitrovicë që të mbrohet. “Ndeshje e volitshme, ku e kemi ditur që Vushrria do të vijë të mbrohet. Ata u mbrojtën tërë ndeshjen, dhe ne nuk arritëm ë shënojmë në pjesën e pare.  Pasi shënuan për 1:0, ne arritën vetbesimin dhe luajtëm lojë si duhet. Do të luajm edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme. Kundër Hajvalisë duhet të jemi më të mire”.

Trepça ’89 ka shënuar fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Duraku thotë se nuk kishte presion për shkarkim. “Jo nuk kisha presion. Unë do të jap dorëheqje nësë është në interes të klubit dhe të qytetit. Unë vetë largohem pasi jom mitrovicas. Unë jam për interesin e shoqërisë dhe të udhëheqisë. Do të kontriboj sa të mundem”.

Në anën tjetër Shotani tha se skuadra e tij humbi lojën nga gabimet. “Prap me gabimet tona edhe autgoli e bëri të vetën. Djemtë patën angazhimin makismal dhe të mirë.  Kështu që vendasve ua uroj fitoren. Patëm raste me Florenti dhe Miloti ai depërtimi kur u ndërpre dhe në lojtë ardhme tregojmë diqka më shumë”, tha trajneri Shotani.