Flamurtari vendos për Troshupën

Portier i ri kosovari, Deniz Troshupa nuk është parë dje në stërvitje dhe mësohet se është larguar. Dje në ambientet e klubit vlonjat është përfolur për një zyrtarizim të afërt të portierit Argent Halilaj.

Kjo pistë mbeti pezull pas ardhjes në provë të Troshupës. Ditët në vijim do të vendosin përfundimisht për gardianin që do të mbrojë katërkëndëshin.

Një emër që është lakuar prej kohësh se mund të jetë pjesë e Flamurtarit. (panorama-sport.com)