Flamurtari – Prishtina, ‘goditje’ e madhe për Fidan Hasanin para ndeshjes

Flamurtari dhe Prishtina sfidohen sot në derbin e kryeqytetit duke nisur nga ora 16:30, përcjellë Gazetaolle.com.

Kapiteni i Flamurtarit, Fidan Hasani e ka marrë një goditje të madhe para ndeshjes duke mos u përfshirë as në 18-she nga trajneri Agron Selmani.

Ende nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë. Hasani është një ndër lojtarët që me mish e me shpirt e do Flamurtarin. Ai është rritur në atë ekip. Madje e ka të vulosur edhe në trup me disa tatu. /Gazetaolle.com