Flamurtari nuk vazhdoi me dy lojtarë, klubi nga Shqipëria i fton ta bashkohen me ta

Almir Ajzeraj dhe Shqipdon Ademi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kryesinë e klubit.

Ata nuk do të jenë pjesë e Flamurtarit për edicionin e ri që do ta zhvillojnë në Superligë.

Por lojtarët kanë një ofertë nga Kastrioti i Krujës, ku tani është trajner Samuel Nikaj.

Nikaj

“Almir Ajzerajn e Shipdon Ademin i ftoj publikisht te Kastrioti . Po patën dëshirën dhe gjejnë akordin me presidentin, sportivish janë të mirëpritur, sepse janë ndër akterët kryesor në suksesin e ngjitjes së Flamurtarit”, ka thënë Nikaj për GazetaOlle.com.

ajzeraj3

Flamurtari gjendet në Mavrovë për ta kryer fazën përgatitore. /olle/

ademi 1