Flamurtari largon kosovarët?

Futbollistët nga Kosova, Shkodran Metaj e Albin Hoxha, do të ndahen me skuadrën e Flamurtarit të Vlorës.

Kështu të paktën njofton gazeta shqiptare ‘Panorma Sport’, sipas të cilës këtyre futbollistëve tashmë u është kumtuar nga bordi i klubit lajmi për largim.

Pjesë e Flamurtarit është edhe mesfushori nga Kosova, Lorik Maxhuni.