Flamurtari largon futbollistin e njohur nga Kosova, mund të kthehet në Superligë

Flamurtari do të pësojë ndryshime rrënjësore gjatë verës, teksa do të ketë largime të shumta. Këtë e konfirmon vetë trajneri Duro, që në një intervistë të dhënë në “Sport Ekspres” është shprehur se minimalisht do largohen dhjetë lojtarë.

Sigurisht që do të ketë edhe afrime të shumta, ndërkohë vetë Duro nuk jep asnjë emër nga ata që largohen, por gjatë pjesës së dytë të sezonit është kuptuar pak a shumë se cilët janë ata lojtarë që do të largohen.

Gjithsesi, në “Panorama Sport” sot është botuar një listë me lojtarët që nuk janë në planet e stafit, teksa të parët që e pësojnë janë sllavët, me përjashtim të Ivan Jakovljeviç.

Djuriç, Rniç, Radoviç dhe Galiç janë të parët që largohen. Veç tyre, edhe brazilianët Mauricio Leal dhe Nakamuta Lineker janë drejt largimit, sikurse Ilir Berisha dhe Stivi Frashëri. Nga ana tjetër deri më tani është larguar Donjet Shkodra, ndërkohë që edhe Bruno Telushi ende nuk ka vendosur për të ardhmen.