Flamurtari konfirmon bisedimet me Sokolin, i hedh ujë të ftohë bisedimeve me Plakun

E marta iu rezervua Flamurtarit dhe bisedimeve për ndryshimet në këtë klub.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, konfirmoi për Gazetën Olle se është në bisedime më krerët e klubit kuqezi nga kryeqyteti.

Këtë lajm e konfirmon edhe Arbnor Morina, drejtor në klubin e Flamurtarit. Por, ai thotë se në bisedime janë edhe me dy trajnerë të tjerë.

“Jemi duke biseduar me tre trajnerë, jo vetëm me Bylbylin. Por, për momentin e kemi Synajin. Ta shohim më pastaj”, u shpreh Morina.

Bylbyl Sokoli

Ky i fundit komentoi edhe lidhjen Flamurtari-Sebine Plako. “Sa i përket Plakut, nuk jemi për momentin në bisedime pasi nuk flasim me lojtarë që janë nën kontratë”, shtoi tutje Morina.

Ndryshe, Flamurtari ka 19 pikë dhe është në pozitën e nëntë në renditjen e Ipko Superligës. /Gazeta Olle/

Arbnor Morina