Flamurtari kërkon Currin

Flamurtari i Vlorës pritet të bëjë transfere të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Një nga emrat që flitet se do të tentojnë ta blejnë është edhe mbrojtësi kosovar i Tiranës, Debatik Curri.

Sipas burimeve të ‘Panorama Sport’, Curri dhe lojtarë tjerë janë të kërkuarit e vlonjateve, të cilët duan të hyjnë fuqishëm në kampionatin e ardhshëm.

Debatiku në edicionin e kaluar luajti me Tiranën.