Flamurtari ka të ardhme, falë trajnerit Artan Bytyqi, dhe kampionëve të tij

Flamurtari nuk arriti të hyjë në Superligë këtë vit, mirëpo skuadrën kuqezi e pret e ardhme e ndritur. Kjo falë punës së trajnerit Artan Bytyqi dhe lojtarëve të tij, U-17, të cilët ditë më parë mbrojtën titullin e kampionit në nivel të Kosovës.

Kuqezinjtë e rinj mposhtën Prishtinën 2:1 pas vazhdimeve, derisa koha e rregullt u mbyll 1:1.

Merita të mëdha i shkojnë Artan Bytyqit, i cili thuajse gjithë karrierën e tij si lojtar dhe trajner është duke ia kushtuar klubit të zemrës.

Puna e tij e palodhshme është duke u shpaguar me gjenerata të reja, ku kadetët e tij për dy vite rresht sikur e kanë monopolizuar trofeun e më të çmuar në futbollin e Kosovës.

“Nuk ka qenë e lehtë, por falë punës që e kemi bërë së bashku me drejtuesit e klubit, arritëm të shpallemi kampion të Kosovës, njeherit ta mbrojmë titullin e fituar vitin e kaluar”, shprehet për fillim Bytyqi për GazetaOlle.com.

Flamurtari gjithnjë ka nxjerrë lojtarë të njohur, si Azem Ahmeti, Faton Zejnullahu, Berat Ahmeti, Liridon Latifi, Berat Hyseni, Akil Makolli etj, duke u bërë si ‘fabrikë’ për klubet tjera, e posaqërisht Prishtinën.

artani

“Çdo herë nga kjo shkollë kanë dalë emra të njohur në ekipin e parë, po ashtu edhe në futbollin e Kosovës, njëherit edhe jashtë saj”, shton Bytyqi, që për shkak të një lëndimi karrierën e futbollistit ishte dashur ta përfundojë më herët, mirëpo karriera e suksesshme si trajner për të sapo ka filluar.

“Tash për tash janë disa lojtarë të cilët shumë shpejtë, mbase për një kohë të shkurtër mund të dalin në ekipin e parë. Po ashtu është Adenis Shala, që ka kalaur provat me sukses në Hajduk të Splitit, ku pritet një parakontratë e tij deri sa t’i mbush 18 vjet vitin e ardhshëm”.

kupat

Sukseset e Flamurtarit me grupmoshat e reja janë të shumta, për çka Artani e ka të vështirë t’i kujtojë të gjitha.

“Ka edhe tjera suksese në regjion dhe në turne të ndryshëm në Kosovë dhe jashtë saj. Dy here kampion regjional, dy herë nënkampion regjional, dy herë nënkampion Kosove, dhe dy herë kampion Kosove rresht”, thekson Bytyqit sukseset e arritura me skuadrën e tij.

Ai kujton edhe finalet e shijuara me këtë gjeneratë (U-17), duke përmendur një numër që mbase mund të jetë edhe për Ginis. “I kam 23 finale të luajtura me këtë gjeneratë”.

artanii

Artani pas përvojës së krijuar ndihet i gatshëm edhe për të drejtuar skuadrën e parë, e cila tani garon në Ligën e Parë, ku momentalisht është ndihmës i parë.

“Nç çdo moment jam i gatshëm me e ndihmuar klubin e zemrës, në çfardo pozite që i duhem”.

Ai karrierën si futbollist me Flamurtarin e ka nisur në vitin 1989, si fatos, dhe që nga atëherë, plot 25 vite i ka kaluar me skuadrën kuqezi, njwher si lojtar e tash si trajner.

kupat2

bytyqi