Flamurtari i Shqipërisë

Flamurtari i Prishtinës, është zhvendosur në DurrësShqipërisë, për të kryer një nga fazat përgatitore para nisjes së stinorit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Skuadra e trajneri Jusuf Tortoshi, do të qëndrojë për rreth dhjetë ditë në Shqipëri, e ku pritet që të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Flamurtari e nisi mirë këtë edicion në Ligën e Parë me ç’rast vjeshtën e mbyllën në vendin e tretë me 32 pikë të tubuara.

Ndryshe, Blerim Hajdini (Hajvalia), Enver Ramiqi (Llapi), Labinot Prapashtica (2 Korriku), Fidan Osmani (Llapi) dhe Eugen Rafuna (Hajvalia), janë ardhjet në ekipin prishtinas derisa janë larguar: Jahir Sjarina, Shpend Krasniqi e Agron Gashi.