“Flamurtari evropian” vjen me ndryshime edhe në stadium (FOTO)

Presidenti i Flamurtarit të Prishtinës, Imer Ademi, si asnjëherë më parë e ka marrë shumë seriozisht menaxhimin e klubit.

Bashkë me stafin e tij, qeë nga 27 qershori kur skuadra ka filluar përgatitjet nuk ka munguar asnjë ditë në stadium.

Përveç ndryshimeve rrënjësore në mënyrën e menaxhimit dhe transferimit të futbollistëve nga skuadra të njohura evropiane, Ademi i ka kushtuar shumë rëndësi edhe stadiumit.

Qysh në ndeshjen e parë kundër Prishtinës të shtunën, stadiumi do të ketë pamje krejt ndryshe, mëson Gazeta Ollem Edhe kushtet për gazetarë do të jenë shumë më të mira.

 

Presidenti Imer Ademi premton se gjatë gjithë Kampionatit, Flamurtari do të përkujdeset për spektakel futbolli.

Së paku 10 orë në ditë po i kalon në stadium.

Flamurtari nuk do të jetë thjeshtë një klub i Superligës, por do të dalë në sipërfaqe projekti – Flamurtari Evropian, zotohen drejtuesit e klubit për Gazetën Olle.

image-0-02-05-e870c29241010caa1dc38874efc57f182d61752295f41cd7f98e1f78bc745b8e-V image-0-02-05-98a2c1b874484f191e67009e0049c9b86df72c4d006d2e519ec4d78701bf80d3-V