Drita vazhdon në Digitalb Kupë

Ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, në kuadër të ‘Digitalb Kupës’. Derisa loja e rregullt përfundoi 1:1, vazhdimet prej 15-minutave na sollën edhe dy gola (2:2).

Drita ishte më e saktë në penalti duke shënuar fitore me shifrat 4:1.

(E plotësuar)

Drita ka kaluar tutje në Digitalb Kupë duke e mundur Flamurtarin në penalti 4:1 derisa koha e rregull u mbyll me shifrat 2:2.

Shillova, Ramushi, Kelmendi dhe Osmani shënuan për Dritën. Qorri e shënoi golin e vetëm për Flamurtarin, derisa nuk ishin të saktë, Syla e Rama.

Loja do të vendoset me penalti

Minuta 122′: Drita barazon shifrat me Durim Baxhukun. Ky i fundit shwnoi gol tw bukur nga rreth 16-metra Flamurtari – Drita (2:2)

Minuta 110′: Flamurtari e rikthen epërsinë. Mesfushori Rinor Havolli realizon eurogol nga gjuajtja e lirë, nga rreth 25-metra. Flamurtari – Drita (2:1).

15-minuta e para të vazhdimeve mbyllen pa gola. Rezultati vazhdon të jetë 1:1.

Përfundon koha e rregullt e ndeshjes, loja shkon në vazhdime.

Minuta 64′: Drita e barazon rezultatin në 1:1. Sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë, Ismet Ramushi e barazon rezultatin duke e shfrytëzuar një gabim të portierit Blerim Hajdini.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë, Flamurtari – Drita (1:0)

Minuta 16′: Venhar Sermaxhaj i Dritës, lëshoi mundësi të mirë shënimi por nuk ishte konkret.

Minuta 5′:  Flamurtari kalon në epërsi pas një aksioni model. Rinor Havolli si fillim e goditi shtyllën derisa topin në rrjetë e dërgoi nga afërisa mesfushori Lorik Shabani për (1:0).

Formacionet zyrtare:

FLAMURTARI: Hajdini, Syla, Kabashi, Troshupa, Rama, Hasani, Ahmeti, Havolli, Marniku, Shabani, Cana. Trajner: Jusuf Tortoshi.
DRITA: Latifi, Osmani, Haliti, Limani, Tusuni, Kastrati, Hajdari, Murati, Sermaxhaj, Shillova. Trajner: Sadaj Pajaziti.

 

Gjyqtar kryesor: Tefik Maloku

protokolliii