Flamurtari del me komunikatë: Sokoli deshi të udhëheq politikën dhe organizimin e brendshëm

Flamurtari ka dalë me komunikatë pas ndarjes me trajnerin Bylbyl Sokoli.

Kuqezinjtë kanë sqaruar edhe një herë arsyet e largimit të Sokolit.

Sipas tyre, trajneri i mirënjohur doli jashtë kompetencave të tij si trajner, duke dashur të marrë rolin udhëheqës të politikave të klubit.

“Zotëri Sokoli është angazhuar për të qenë shefi i shtabit teknik me të gjitha ingerencat që përfshin ky post dhe me duart e lira për lirimin dhe pruarjet e lojtarëve të ri në klub, por dëshira e tij që të udhëheq edhe politikën dhe organizimin e brendshëm të tij, si dhe zhagitja e nënshkrimit të kontratës me klub, me parametrat financiare të dakorduara nga të dyja palët, bëri që marrëveshja të ndërpritet”, shkruan ndë të tjera në komunikatën e Flamurtarit.

Në ditët e ardhshme do të vendosin për trajner të ri.

Kryetari i klubit, Imer Ademi, konfirmoi për Gazeta Olle se do të ulen të bisedojnë me Sunaj Keqin.