Faruk Statovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Flamurtari ditë më parë.
Por skuadra kryeqytetase nuk ka vonuar shumë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri.
Ish-mbrojtësi i njohur kosovar, Erdin Hashani ka marrë drejtimin e klubit kuqezi.
Njoftimi i plotë nga klubi kuqezi:
ERDIN HASHANI është trajneri ynë i ri.
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Erdin HASHANI.
Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shumë të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Mirë se vjen Erdo. /Gazeta Olle/