Flamur Bunjaku, anëtari i vetëm i KE që nuk ka marr asnjë cent nga buxheti i FFK-së

Vokrri dhe Bunjaku në kongresin e FIFA-s kur u pranua Kosova me të drejta të plota në vitin 2016

Flamur Bunjaku, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv, që dha dorëheqje në vitin 2022 për shkak të mosmarrëveshjeve dhe mospajtimeve me Agim Ademin, del të jetë një nga më parimorët në Komitetin Ekzekutiv.

Flamur Bunjaku ka kontribuar në FFK, por i njëjti nuk ka marr asnjë shpërblim e as kompensim nga Buxheti i FFK-së.

Bunjaku ka qenë ndër njerëzit më meritorë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, pasi ai që nga viti 2010 vazhdimisht ka ndihmuar FFK-në dhe futbollin kosovar, duke lobuar pafund për pranimin e vendit tonë në dy organizatat më të mëdha të futbollit.

Legjenda Fadil Vokrri e kishte mikun më të afërt dhe më të ngushtë Bunjakun, dhe afaristi i suksesshëm kosovar në Zvicër ishte krahë të ndjerit edhe në kongresin e FIFA-s në Meksikë në vitin 2016 kur Kosova u pranua me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.

Përkundër që Bunjaku kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lobimin për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, i njëjti kurrë nuk ka marrë asnjë cent nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe puna e tij ka qenë vetëm vullnetare për të mirën e futbollit kosovar. /Gazeta Olle/

Sigal Prishtina merr fitore të thellë ndaj Siauliait në Estoni

Dikur pjesë e Portos, nga ky sezon do ta vesh fanellën e Dukagjinit