Fjalosja Morina – Kasapi: Nuk ka lojtarë të pazëvendësueshëm

Arbnor Morina pësoi humbjen e parë me Besën pas 7 fitoreve rresht. Trajneri prishtinas pati telashe edhe me kapitenin e sotëm të tij, Fetim Kasapi, i cili nuk pranoi fillimisht të zëvendësohej me Mark Milicajn. E pas zëvendësimit ai u fjalos me Morinën.

Besa humbi sot nga Kosova e Vushtrrisë 3:2.

“Nuk kam konflikt me askënd, por disa njerëz duhet ta kuptojnë se ata nuk ndërrohen kur duan ata, pra nuk ka të pazëvendësueshëm”, tha ai për GazetaOlle.com.

I pyetur për takimin ai shtoi: “Lojën e humbur kur ishim në vlugun më të mirë të lojës sonë. Patëm iniciativën, humbëm raste të mira, humbëm edhe penalti, por Vushtrria na ndëshkoi kryesisht nga ndërprerjen”.

Besa tani është katër pikë larg liderit, Feronikeli. “Gjithmonë kam thënë se do të mundohemi t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund”, tha ai. (Gazeta Olle)