Fjalimi motivues i Arbnor Morinës pas përfundimit të ndeshjes ndaj Dritës (VIDEO)

Ferizaj nuk njeh për humbje në shtëpi, nga dy ndeshjet e para si vendas, bardhekaltërit kanë arkëtuar dy pikë, duke barazuar ndaj kundërshtarëve si Prishtina dhe Drita.

Një nga më meritorët jo vetëm për pikët e fituara në startin e kampionatit, por dhe në rikthimin e Ferizaj në elitën e futbollit kosovar, është Arbnor Morina, shkruan OLLE.

Morina në fund të takimit u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas protestave ndaj gjyqtarit kryesor te goli i anuluar në minutat e fundit të takimit.

Ishte goli i Ramush Ramadanit i cili çmendi publikun në Ferizaj, por në fund VAR anuloi golin për pozitë të parregullt, pas protestave Morina u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungoj në ndeshjen e radhës.

Pas përfundimit të takimit, Arbnor Morina mbajti një fjalim motivues për lojtarët e tij;

 

Filloi edicioni evropian për gjyqtarët kosovarë, çifti Vitaku në Norvegji

Rezultatet dhe tabela e javës së dytë, të grupit A & B në Viva Fresh liga e parë e Kosovës