Fjalimi motivues dhe emocional i Ramadanit, para ndeshjes që i solli titullin Prishtinës (Video)

Prishtina arriti të shpallet kampion i Kosovës në futboll, një xhiro pa përfunduar sezoni 2020/21.

Kjo arritje e madhe në Superligë ka ardhur pas plot tetë vitesh mungesë te klubi më i trofeshëm në Kosovë, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit e siguruan matematikisht titullin e kampionit, pas fitores 2-1 në udhëtim te Gjilani.

Para ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ua kishte mbajtur një fjalim emocional dhe motivues futbollistëve të tij.

Kjo video u postua nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës: 

/Gazeta Olle/