Fjalimi emocionues i Majlinda Kelmendit, për fundin e karrierës së saj: Faleminderit populli im, ju dua pa fund

Majlinda Kelmendi sot me një ceremoni shtetërore edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së bujshme të saj.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore. Kjo ceremoni po mbahet në institutin ‘Ali Hadri’ në Prishtinë.

Majlinda Kelmendi:

‘Faleminderit shumë. Mirëmbrëma të gjithëve. E nderuara presidente faleminderit për këtë event jashtëzakonisht të veçantë. Ka kohë që kam filluar ta shënojë këtë letër. Mendoja të them vetëm faleminderit dhe të ulem. S’dija nga të fillojë. Më lejoni të falënderojë të gjithë. Unë jam Majlinda Kelmendi, e lindur në vitin 1991 në Pejë. Vij nga një familje gjashtë anëtaresh të cilët sot më nderojnë me prezencën e tyre. Është hera e parë që familja ime është kështu me mua. Njerëzit më kritikonin që nuk po i falënderoja e përmendja shpesh. Ne e dimë sa duhemi dhe nuk kishte nevojë për më shumë. Modestinë e kam trashëguar nga babi, egon e shpirtin luftarak nga mami, ajo është grua për ka burrëri sa shtatë burra. Kështu i them unë. Butësinë e qetësinë e kam nga vëllai, kurse motra e madhe më ka rritur, meqë prindërit punonin. Atë e thërrisja mami. Kaltërina ka filluar xhudo, dhe më detyronte edhe mua të shkoja. Nuk guxoja ta kundërshtoja. Akoma i mbaj mend shpullat e saj. Duhej të merrja çantën dhe të shkoja në xhudo dhe ajo tashmë merr meritat për sukseset e mia sepse thotë se më ka detyruar. Një person tjetër i veçantë për mua që nuk mund të vinte sonte, është gjyshja. Ajo është engjëlli im mbrojtës, ajo lutet gjithmonë për mua. Shpesh e ngacmoj pse vetëm unë të ngjava, krejt janë të gjatë dhe vetëm unë e vogël. Ajo thotë se edhe diamanti është i vogël por i shtrenjtë. Si fëmijë isha e butë, e qetë dhe personi i parë që pa shpirtin tim luftarak , është padyshim trajneri im legjendar, Toni Kuka. Shumë njerëz nuk e kuptojnë pse ai është i lidhur aq shumë me mua dhe karrierën time. Unë kam filluar të ushtroj xhudo në moshën tetë vjeçare. Unë jam rrit me të si garuese, ai është rrit me mua si trajner. Për shumë vite ishim vetëm unë dhe ai kundër botës. I kemi treguar botës sa kemi vlera ne Kosova. Kur unë kam qenë 15 vjeç ai ka filluar me fol për medalje ari, njerëzit e quanin të çmendur, por ai sot ka tri medalje olimpike nga shteti i vogël i Kosovës. Derisa unë u bëra kampione botërore, ak qenë Toni bashkë me familjen Kuka, të cilët kanë paguar të gjitha shpenzimet për gjithçka. Unë nuk e di a mund t’ua kthej këtë. E di se arrita rezultate, por për mua bënë më shumë sesa vet familja ime. Faleminderit familja Kuka. Zoti u ruajt dhe u bekoftë. Tonit vetëm dua t’i them faleminderit. Jam e bekuar që Zoti të çoi tek unë, apo mua më solli tek ti. Do të mundohem të bëjhë më të mirën nga vetja, të të bëj krenar deri sa të jem gjallë.’

‘Një falënderim tjetër shkon për ekipin tim, shokët e shoqet. Ju falënderoj dhe ju kërkoj falje nëse ndonjëherë kam qenë e padrejtë. Ju kërkoj ndjesë nëse jeni ndjerë keq ndonjëherë. FAlenderim special për sparing partneren time Disin. Ishim sparing per 14 vite. Ajo e dinte se çfarë dua. Ajo sot është kampione aktuale olimpike, dhe për mua xhudistja më e mirë në botë aktualisht. Një falënderim shumë shumë shumë i madh nga zemra, shkon për vendim tim për popullin tim, vendim tim, të cilët më kanë përkrahë gjithmonë pa kusht. E di që jam për ju heroinë, më krahasoni me Nënën Terezë, Adem Jasharin, por unë pa ju nuk mund të arrija. Shpresoj se kam arritur t’iu bëjë krenarë. Shpresoj që ju kam sjellë lot gëzimi, në momente të caktuara edhe hidhërimi, mirëpo ka qenë nderë, krenari dhe privilegj shumë i madh për mua (nuk i përmban lotët…)’.

‘Ka qenë nder shumë i madh për mu me përfaqësu Kosovën, me iu përfaqësu juve, populli im. U jam mirënjohës deri në frymën time të fundit, dhe ju dua pa fund.’

Përlotet Driton Kuka: E ngushëlloja veten duke i thënë se ndoshta do ta bindi Majlindën që të vazhdojë

Nedim Bajrami në formë fantastike, realizon gol dhe asiston ndaj Udineses