Fjalët e Wengerit pas ndeshjes me Manchesterin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se skuadra e tij e meritoi fitoren në takim me Manchester Unitedin në çerekfinale të FA Cup.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 2 me 1 në Old Trafford duke siguruar gjysmëfinalen ku do të takohen me fituesin e duelit Bradford – Reading.

“Sot mendoj se luajtëm mirë dhe merituam fitoren. Na u desh të luanim qetë dhe e bëmë këtë shumë mirë. Danny Welbeck besoj që është i lumtur që shënoi. Ai ka punuar shumë sot dhe e meritoi të shënonte. Ky rezultat mund të na motivojë për garë në Premier Ligë dhe për ndeshjen me Monacon”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.