Fjalët e Sokolit pas largimit

Bylbyl Sokoli ka konfirmuar largimin e tij nga FC Prishtina. Ai ka thënë se këtë e ka bërë me marrëveshje të dy anshme.

“Pas takimit me kryetarin e klubit dhe drejtorin , është arritur marrëveshje e dyanshme për shkëputje të bashkëpunimit”, ka thënë Sokoli për KTV-n.

Ai e la klubin kryeqytetas në vendin e tretë, me 39 pikë, tetë më pak se lideri Feronikeli. Prishtina nën drejtimin e tij u eliminua edhe nga Digitalb Kupa e Kosovës. (Gazeta Olle)