Fjalët e para të Ramos pas nënshkrimit me PSG-në

Sergio Ramos edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Paris Saint Germain.

Mbrojtësi spanjoll është bashkuar me gjigantin francez me parametra zero pasi u largua nga Real Madrid.

Ai tanimë është prezantuar tek skuadra kryeqytetase franceze ku ka marrë fanellën me numër katër.

35-vjeçari ka thënë se është i lumtur që është bashkuar me parisienët, derisa e ka pranuar se është një ndryshim i madh në jetën e tij.

“Unë jam shumë i lumtur që jam bashkuar me Paris Saint Germain. Ky është një ndryshim i madh në jetën time, një sfidë e re dhe një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, deklaroi Ramos për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij projekti ambicioz, të jesh pjesë e kësaj skuadre me kaq shumë lojtarë të shkëlqyeshëm është krenari”, tha Ramos.

Tutje Ramos ka thënë se dëshiron të rritet dhe të përmirësohet ende te PSG dhe të ndihmojë klubin për të fituar sa më shumë trofe.

“PSG është një klub që tanimë e ka provuar vetën në nivelet më të larta. Unë dua të vazhdoj të rritëm dhe të përmirësohem edhe më shumë te Paris Saint Germain për ta ndihmuar ekipin të fitoj sa më shumë trofe”, deklaroi Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me parisienët.

Zyrtare: Sergio Ramos prezantohet si lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Përzgjedhësi i Kosovës U17, Arsim Abazi vëzhgoi nga afër 120 futbollistë