Fjalët e para të Prishtinës pas fitores

Organizatori i lojës së Prishtinës, Jordan Hulls, deklaroi se mbrojtja e Rilskit ishte shumë e fortë sonte.

“Nuk ishim të kënaqur me goditjet, fitorja është fitore. Në Bullgari shkojmë për ta ngritur trofeun. Ata luajtën shumë mirë në mbrojtje, por ne do të mundohemi të jemi më të saktë në takimin e kthimit. Duhet të analizojmë mirë mbrojtjen e tyre”, tha Hulls për Super Sport Kosova.

Sigal Prishtina fitoi 74:72, por gjithçka do të vendoset në Samokov. (Gazeta Olle)