Fjalët e Ilievskit para ndeshjes me Kozhuvin

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski kërkon nga lojtarët e tij të japin maksimumin, dhe të mos mendojnë shumë për rezultatin e ndeshjes së parë.

Sigal Prishtina fitoi me 24 pikë epërsi takimin e parë, dhe tani ka gjasa të mira të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike.

“Shanset janë reale, sepse kemi luajtur një ndeshje të mirë në vendin tonë dhe kemi rezultat të mirë. Në Gjevqeli loja nis 0:0 dhe ne nuk dëshirojmë të kalkulojmë me rezultat, andaj duam ta luajmë ndeshjen më mirë se vendasit. Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në gjendje ta japin maksimumin”, tha Ilievski për GazetaOlle.com.

Takimi luhet nesër në Gjevgjeli nga ora 19:00. (Gazeta Olle)