Fjalët e Bylbyl Sokolit pas ndeshjes

Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli shprehet i kënaqur me rezultatin por ai mendon se skuadra e tij mund të luaj edhe më mirë. Prishtina e mundi Trepçën me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 18-të të Superligës. “Jam i kënaqur me rezultatin. Këta djelmosha munden më shumë. Ndeshja për Kupë ka lënë shenja”, ka thënë pas ndeshjes, Bylbyl Sokoli për televizionin publik RTK.