Fjalët e Alvin Karaqit para gjysmëfinales

Alvin Karaqi deklaroi se e presin dy luftëra të vështira.

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi, shprehet i lumtur me tre fitoret e tij të para në Baku 2015.

Ai tani thotë se e presin edhe dy duele të vështira për ta fituar medaljen e artë.

“Jam i kënaqur me luftërat që i zhvillova sot. Një kohë të gjatë jam përgatitur për këto lojëra, gjë që edhe kam fituar normën për pjesëmarrje në to”, u shpreh Karaqi.

“Më presin edhe dy luftëra të vështira. Në veçanti përballja me garuesin e Azerbajxhanit, Ayhan Mamayev cili do të ketë përkrahjen e publikut mikpritës, Unë do ta jap maksimumin që të siguroj së paku njërën nga medaljet”, shtoi tutje karateisti kosovar.